21.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Parlamenti të bëjë amnisti” – Analisti afër Ramës kërkon “paqe politike” dhe sugjeron që SPAK të mos merret me të shkuarën

    Analisti dhe botuesi italo-shqiptar Karlo Bolino shkruan se një amnisti për Berishën dhe krimet e qeverisjeve të mëparshme do ishte gjëja e duhur për rrethanat e Shqipërisë.

    Bolino thotë se parlamenti duhet të shqyrtojë “një formë amnistie”, sipas tij.

    Ai thotë se do ketë tension përherë rreth vendimeve të drejtësisë, ndaj më mirë të ketë “një drejtësi të pranueshme”.

    Shkruan Bolino:

    “….Në tridhjetë vitet e pandëshkueshmërisë së përjetuar në Shqipëri, ka aq shumë krime për t’u ndëshkuar, saqë beteja e SPAK-ut do të rrezikojë gjithmonë të shfaqet e padrejtë ose selektive për njërën palë ose për tjetrën, kur realisht do të mjaftonte një Drejtësi e Pranueshme.

    Ndoshta e vetmja reformë reale që duhet të bëjë parlamenti është të shqyrtojë një formë amnistie që i bën të dënueshme vetëm krimet më të rënda të së shkuarës dhe që bën për gjithë të tjerët të fillojnë nga e para. Edhe pse, për të ndëshkuar politikanët e vjetër dhe të korruptuar, mjaftojnë zgjedhësit…!”

    Por propozimi i tij ka shkaktuar polemika dhe komente të shumta në rrjet, pasi SPAK ndaj u ngrit, të godasë pandëshkueshmërinë e politikanëve, jo t’i amnistojë ata.

    Se ndryshe mirë ishte drejtësia e mëparshme

    Shkrimi i plotë që mban për titull paragrafin e fundit, mund të lexohet duke klikuar këtu 

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit