14.5 C
Tirana
E enjte, 23 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pasi i shpëtoi burgut, Ardian Fullani tani shfaqet në TV si analist ekonomie

    Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjykon se nuk është koha e duhur për amnisti fiskale në Shqipëri, pasi ky ligj nuk i zgjidh të gjitha problemet e Shqipërisë, siç pretendohet:

    “Është gabim fatal që të thuash se Amnistia “do të formalizojë” ekonominë, – tha ai duke theksuar një koncept tjetër: “Balancon” për një afat të shkurtër, por nuk formalizon ekonominë!”

    Në një intervistë me gazetaren Mirela Milori, i pyetur se pse mendonte se amnistia nuk ishte në kohën e duhur, Fullani argumentoi:

    “Unë them që nuk është koha e duhur. Nuk jam kundra Amnistisë. Këto janë politika shtetërore, duhet të rakordohen 100% me partnerët tanë evropianë, e padiskutueshme. Ka pro dhe kundër, se i dëgjova me mjaft interes, por nuk i zgjidh gjithë problemet e Shqipërisë, Amnistia! Se u duk në disa raste se amnistia do të zgjidhte gjithçka, do të formalizonte ekonominë.

    Në radhë të parë njëherë, është gabim fatal që të thuash se “Amnistia do të formalizojë ekonominë”! – Balancon për afat të shkurtër, por nuk formalizon ekonominë!

    Ekonomia formalizohet me Taksa, Tatime, IT, pagesa korente, sepse “block chain”të jep në një moment të caktuar, në një të miliontën e sekondit, të jep të gjitha zgjidhjet: kush është, si është, nga vjen, çfarë bën, çfarë do, çfarë ka veshur. Dhe e ke në moment këtë gjë, prandaj unë ngul këmbë në këtë, por kjo nuk është e gjitha. Thashë: duhet një program me Fondin Monetar.

    Unë them që amnistia duhet të diskutohet – prandaj thashë që bankat, financat duhet të heqin burokracinë! Kemi burokraci të madhe në sistemin bankar! Burokraci të madhe! Kemi një situatë amullie! Edhe arrogancë, mund të them! Sistemi bankar duhet të jetë fleksibël, i qartë, transparent dhe të shkojë tek klienti.

    Të gjitha gjërat do të diskutohen.

    Në konferencën e fundit që unë isha në Gjermani, konferenca për ekonominë që bëhet njëherë në vit, u vu me forcë kjo gjë që bankat duhet të zbresin dhe të diskutojnë të gjitha problemet me biznesin sepse aty vjen rritja ekonomike.

    Le të vijë shtatori, tetori, të diskutohet gjerë e gjatë. Ca gjëra janë diskutuar, ka ca gjëra për të bërë. Pastaj thashë “out blue”| për një gjë, se e ndoqa  me shumë kujdes: Ne nuk kemi akoma një draft, një projekt gati për ligjin. Dhe u kujtua edhe sot. Nuk ka. Njerëzit thanë që kemi parë këtë, pastaj u tha se kemi bërë disa ndryshime.

    Nuk kemi një projekt të gatshëm! Dhe difekti ynë shekullor – që ne nuk bëjmë dot në kohë rregullore.

    Ligji është shumë i rëndësishëm, kalon ashtu… Ne e shohim si kalon.

    Unë do t’i jepja më shumë forcë, forcë të madhe, do t’i jepja Komisionit Ekonomik të parlamentit. Ai ka shumë dhe unë gëzohem, që drejtohet nga bankierë dhe ka shumë ekonomistë etj. etj; ka shumë subjekte, njerëz që ne i njohim, profosorë etj etj kështu që unë shpresoj shumë të forcohet debati brenda sepse aty është kyçi i gjësë. Pastaj të diskutohet gjëresisht me biznesin, gjërësisht, të gjendet pro dhe kundër, dhe kur i ke të gjitha këto gjëra, viti tjetër vjen! Nuk është një ngutje shumë e madhe, sepse nuk do të na zgjidhë as problemet e bilancit të pagesave, as të borxhit, as të tjerat.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit