spot_img
spot_img

Olta Gixhari rrëfen se po përballet me një problem shëndetësor

spot_img

Olta Gixhari po kalon një problem shëndetësor. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa postimeve “pyetje-përgjigje” me ndjekësit e saj në Instagram, ku disa prej tyre kanë vënë re një ndryshim në syrin e aktores.

Në përgjigjen e saj, Olta tha se po kalon një problem shëndetësor, që nuk do ta ndajë për momentin.

“Pas pyetjes për BBVK, kjo është pyetja më e shpeshtë që më është bërë. Po kaloj një problem shëndetësor. Kjo më shumë për të gjithë ju që më shkruani çdo ditë: ‘He mi t’ka kap keq botoxi’, ‘O qorre’, etj. Mos më pyesni më shumë se nuk do të flas për këtë gjë, jo tani.” – shkroi ajo.

Olta Gixhari rrëfen (e bezdisur) se po përballet me një problem

Po ashtu, Olta bëri të ditur se po punon për të sjellë dy projekte, të cilat, nuk do t’i ndajë me publikun për momentin.

Lajmet e fundit