3.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    PD kërkon t’i marrë mandatin Agron Shehajt

    Partia Demokratike shpreson të fitojë në tavolinë mandatin e Ilir Alimehmetit në qarkun e Tiranës duke kërkuar hapjen e kutive. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Franci Nuri konfirmon për Top Channel se kërkesa për rinumërim do të fokusohet tek rivlerësimi i fletëve të pavlefshme të votimit.

    “Rezultati është mjaft i ngushtë në lidhje me mandatin e 14-të. Mandati është diskutim mes Partisë Demokratike Aleancës për Shqipërinë Madhështore dhe partisë së z. Agron Shehaj. 

    Fletët e pavlefshme janë një opsion, nuk mund te anashkalohen, pasi janë rreth 17-18 mije fletë votimi te pavlefshme ne gjithë qarkun e Tiranës dhe patjetër që duhet të jenë pjesë e shqyrtimit dhe vlerësimit ne gjykimin tonë“ – shprehet Franci Nuri, përfaqësues ligjor i PD.

    Por, “kali i betejës” ligjore të demokratëve për t’i hapur derën e Parlamentit doktor Alimehmetit, i cili e humbi për “një grusht votash” shansin për të veshur xhaketën e ligjvënësit nuk janë vetëm fletët e pavlefshme.

    “Opsioni tjetër është duke parë materialet zgjedhore për çdo qendër votimi ku ne gjykojmë se ka pasur probleme dhe nëse hiqet një qendër votimi nga përllogaritja e rezultatit aty mund te ndryshoje mandatin pasi diferenca ka qenë më pak se 100 vota“.

    Demokratët kërkojnë rrëzimin e zgjedhjeve jo vetëm në qarqet të cila i humbën, por edhe aty ku fituan.

    “Është vendimmarrje politike e PD, pasi farsa ishte kudo prezente, kudo ka pasur probleme edhe pse ia dolëm të fitojmë“.

    Tirana do jetë qarku i fundit që do ankimohet nga juristët e Partisë Demokratike, të cilët do shfrytëzojnë të gjithë kohën ligjore për të mbledhur provat për betejën e gjatë ligjore që i pret sa në dyert e KQZ, në atë të Kolegjit Zgjedhor.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit