21.5 C
Tirana
E martë, 5 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Përmbajeni “profesor” Mondin, se do na bëjë gjëmën

    Në mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat dhe Votimet në kuvend, u diskutua përjashtimi i deputetëve të opozitës për bllokimin e foltores.

    I pranishëm në seancë deputeti Edmond Spahu kundërshtoi përjashtimin e tij sepse i ra bilbilit.

    Deputeti i PD nënvizoi se veprimet e tij janë të nxitura nga kryeministri Rama i cili nuk pranon të shkojë në Kuvend dhe të debatojë për çështjen McGonigal.

    Spaho tha se sjella e tij mund të shkojë dhe deri në thyerjen e karrigeve në Parlament, nëse Rama pengon të drejtën Kushtetuese të ngritjes së Komisioneve Hetimore.

    “Kuvendi po më përjashton, ju po më përjashtoni. Ju më thoni që kam prishur rregullin e parlamentit, unë them jo sepse kam kërkuar gjëra në interes të vendit. Kam kërkuar seancë pyetjeje, si dhe ngritjen  e Komisionin Hetimor.

    Çfarë ndodh, kryeministri nuk vjen dhe ju nuk pranoni të ngrini Komisione Hetimore. Tani kryeministri del dhe thotë në media që nuk e lejoj Komisionin Hetimor.

    Por çfarë thotë Gjykata Kushtetuese? Që Komisioni Hetimor është i detyrueshëm të ngrihet. Atëherë unë të mos ngrihem për këtë të drejtë timen që kryeministri po ma merr me dhunë!

    Të pezullosh të drejtat Kushtetuese të deputetëve do të thotë grusht shteti, praktikisht. Sjellja ime është rrjedhojë e shkeljes së të drejtave të mia.

    Nuk do ta lejoj, do të kërkoj gjithandej, do të bëj zhurmë, do t’i bie bilbilit, do të thyej edhe karrige për të drejtën time”, tha Spaho, i cili disa herë në Parlament është cilësuar si profesor nga Edi Rama.

    Vetëm se profesori është tërbuar tani dhe do shkulë karrige e tavolina.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit