Pas komenteve shpërthyese rreth paraqitjes dhe veshjes së saj në festën e ditëlindjes, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Gresa Gashi, ka vendosur t’i japë fund heshtjes.
Bëhet fjalë për një fustan i gjatë krem me gurë, i cili tërhoqi shumë vëmendje në rrjetet sociale. Ndjekës të shumtë komentuan se i dukëshin të brendshmet, gjë që nxiti debat dhe kritika.
Në një reagim të postuar në Instagram Story, Gresa iu përgjigj hapur kritikave, duke theksuar se nuk ndikohet nga komentet për pamjen e saj.
“E di që shumë kanë komentuar trupin tim, brekët e mia, peshën time… Edhe çka?” Unë s’jam as momenti, as brekët, as pesha. Unë jam një çikë që organizoi një festë si mbretëreshë,”shkroi ajo.
