19.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Planet e mëdha të Aurela Gaçes, shumë shpejt këngëtaren do ta shohim si moderatore në një program dhe aktore në film

    Aurela Gaçe është një nga artistet me karrierën më të gjatë muzikore që ka arritur të depërtojë në zemrat e publikut të grupmoshave të ndryshme. Edhe pse sapo ka festuar 50-vjetorin, këngëtarja s’e ka aspak ndërmend të ndalet dhe s’ka si ndodh ndryshe me energjinë e pashtershme që e karakterizon.

    Në një intervistë me “Canape” në T7, Aurela zbuloi disa prej projekteve që po ndërmerr në profesionin e saj ku do ta shohim siç nuk na kishte shkuar mendja.

    Aurela Gaçe: Do të luaj një film komedi sepse mbase njerëzit nuk e dinë por unë kam mbaruar shkollën për aktore. Do të kem shumë shpejt diçka në televizion, por nuk po e them tani. Do të kem show-n tim, me muzikë, me argëtim, do ta drejtoj vetë por akoma nuk po i nxjerr të gjitha.

    -Je në përgatitje?

    Aurela Gaçe: Patjetër që jam. Kam 15 vjet që e shikoj veten time në moderim, jo thjesht moderim. Do të bëjmë namin!

    Aurela shton se ndonëse e ka dashur dhe projektuar, ende s’ishte pjekur artistikisht e personalisht ndaj gjithçka po vjen në momentin e duhur. Veç filmit e spektaklit, e ardhmja e disa viteve më vonë rezervon një koncert.

    -Je gati për filmin?

    Aurela Gaçe: Jam duke punuar më në fund unë pata mundësinë të them po, sepse kam pasur disa herë oferta, por gjithmonë koha ime, sepse filmi, teatri kërkon përkushtim.

    -Një koncert të madh?

    Aurela Gaçe: Në stadium? Jo.

    -Pse?

    Aurela Gaçe: Po mbase jo tani.

    -Për çfarë arsyeje?

    Aurela Gaçe: Dua të plakem edhe pak.

    -Nuk besoj që kjo është arsyeja.

    Aurela Gaçe: Po, po kjo është arsyeja. Dua akoma ta bëj publikun për vete, më shumë se shumë, dua akoma t’i jap publikut nga vetja, kam shumë për të dhënë nga vetja dhe pasi të kem dhënë, dhënë, dhënë akoma e akoma, atëherë unë dua t’i mbledh të gjithë në një festë të madhe. Unë mendoj që akoma s’ka ardhur momenti, për mua.

    Aurela përmbyll duke shpjeguar se koncerti do të realizohet në një ambient tjetër si ndonjë shesh por jo në stadium për shkak të problemeve akustike dhe synimi nuk është numri i të pranishmëve, por cilësia artistike.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit