16.5 C
Tirana
E diel, 1 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Plas në PD – Adriana Kalaja akuzon Jorida Tabakun se ia ka blerë votat Edi Rama

    Jorida Tabaku dhe ilir Alimehmeti, pavarësisht se u lanë jashtë listës së mbyllur nga Sali Berisha, arritën një rezultat spektakolar në zgjedhjet e 11 majit.

    Tabaku mori mbi 20 mijë vota dhe hyri në Kuvend, ndërsa Alimehmeti u penalizua nga rezultati i dobët i PD dhe pavarësisht gati 18 mijë votave, mbeti jashtë Kuvendit.

    Por në PD, tashmë kanë nisur të flasin nën zë kundër tyre, për shkak se po shihen si dy njerëz që u votuan masivisht, pikërisht për shkak se u lanë jashtë listës së mbyllur nga Berisha.

    Pra shihet edhe si një votë e demokratëve kundër Berishës.

    Për këtë arsye, kanë nisur dhe sulmet e para ndaj tyre.

    Dhe, e ka nisur kamikazja Adriana Kalaja, e cila mori a s’mori një mijë vota në zgjedhje.

    Në një postim të Mariela Stefanllarit për rezultatin e Tabakut, Adriana Kalaja shkruan:

    “Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarket dhe kete e dine te gjithe.

    Qellimi:

    1. Per te poshteruar Berishen.

    2. Per te mbuluar blerjen e atyre te veteve si Sara Mile.

    3. Per te zgjedhur opoziten qe do.

    Do ja shohin hajrin shpejt Sudes

    E do Rama ne krye te PD”.

    Mesazhi është i qartë: Mos guxoni të flisni kundër Berishës, ndryshe do të merremi me ju pastaj.

    Kamikazët e Berishës nisin sulmet ndaj Jorida Tabakut: Ia bleu votat

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit