Megan Fox ka dashur të dijë sa më shumë për Machine Gun Kelly që kur ata filluan të dilnin bashkë, dhe asnjë pyetje nuk kishte limite.
Aktorja 36-vjeçare e Transformers ka kujtuar një nga bisedat më të hershme që kishte pasur me muzikantin 32-vjeçar, duke zbuluar gjatë një interviste të fundit me E! News se ajo e pyeti partnerin:
“A je ushqyer me gji nga nëna jote?”
Fox mendon se është një “pyetje e shkëlqyeshme” për t’u bërë, teksa njihesh me dikë.
“Ka të bëjë shumë me psikologjinë dhe temperamentin tuaj. Kështu që unë pyes shumë gjëra të tilla”, thotë ajo.
Ylli i Jennifer’s Body u shpreh se që në ditët e para të romancës ka dashur të përfshihet në biseda të thella.
“Nëse më njeh mua dhe unë të njoh ty, është e pamundur që unë të mos di pothuajse gjithçka për ty”, thotë ajo.