8.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Po më kopjon” – Eduart Ndocaj i kthehet Berishës: Vetëm një kaubojs ka Shqipëria

    Ish-deputeti socialist i Lezhës, Eduart Ndocaj, ka ironizuar publikisht Sali Berishën pas shfaqjes së tij në rrjetet sociale me një kapele “sherifësh”. Ndërkohë, vlen të theksohet se Ndocaj, i njohur për përdorimin e kapelës së “kaubojsit”, ka fituar famë për këtë stil në Shqipëri.

    Pas publikimit të videos nga Berisha, Ndocaj reagoi përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku e ironizoi Berishën për kapelën, duke theksuar se ky veprim është i vonuar dhe nuk mund ta mbulojë dot “pazarin” që ka bërë me Edi Ramën. Ai e kujtoi Berishën për marrëveshjet e kaluara dhe bashkëpunimin e tij me Ramën, sidomos lidhur me amnistinë dhe mbylljen e listave.

    “Je shume vone doktor, vetem nje kaubojs ka ne Shqiperi. Nuk te ben kapelja fitues, por koherenca, se sa here ke pasur mundesi i ke dhene votat Rames, ashtu bere per amnistine e te korruptuarve, ashtu bere per mbylljen e listave. Nuk ta mbulon dot kapelja pazarin me Ramen…” tha Ndocaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit