13.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Po vetëdegjenerohen”, Fjoralba Ponari kritikon Efin dhe Kiarën dhe bën sherr me fanset

    Mes njerëzve që ka rezerva për sjelljen e Kiarës dhe Efit pas rikthimit në “Big Brother VIP” është edhe moderatorja Foralba Ponari.

    Në një status në Twitter ajo shkruan: “Ose do të vdesësh një hero ose do të jetosh aq gjatë sa të shohësh veten duke u bërë armik”. ka thënë Harvey Dent… po këto te #bbvipal s’do kenë dëgjuar për të”.

    Statusi i saj ka sjellë reagime të ndryshme, disa që e mbështesin e disa jo. Dikujt që nuk e priti mirë komentin e saj, Fjoralba i përgjigjet se: “Me qenë se nuk kanë njerëz të tjerë afër që ua duan të mirën e i lënë të vetdegjenerohen, ndoshta ju si fansa ua jepni një sinjal.”

    Dikush shkruan se Fjoralba po gjykon me standarde të dyfishta dhe se nuk ka reaguar për gabimet e Deas, Oltës apo Kejvinës. Por, moderatorja shkruan se i ka dënuar gabimet e të gjithave.

    Në një koment tjetër ajo shprehet se po dënon arrogancën dhe se nuk do intimidohet nga turma.

    “Po vetëdegjenerohen”, Fjoralba Ponari kritikon Efin dhe

    “Po vetëdegjenerohen”, Fjoralba Ponari kritikon Efin dhe

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit