Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh skeptik për rezultatin e demonstratave në rrëzimin e qeverisë së Ramës. Ai tha se ikja e qeverisë është në dorën e ndërkombëtarëve, por ata nuk duan të lënë pas një vend në kaos.
“Shqipëria shquhet për numër të madh demonstratash. Nga përvoja ime, ka shumë kohë që opozita kërkon heqjen e Edi Ramës që nga Lulzim Basha, pastaj bojkoti i zgjedhjeve etj. E njëjta histori që është bërë rutinë, refren, si në përrrallën me ujkun. Opozita u ka prirë qytetarëve se është dita finale. Është defekt në nivelin retorik.
Një qeveri largohet në këto kushte kur ka 100-200 mijë njerëz që dalin në të gjithë Shqipërinë që e pakëson ajrin e qeverisë. Kemi patur raste me rënien e qeverisë së Nanos në 1991 kur dolën 800 mijë njerëz nga sindikatat.
Është kur qeveria humbet numrat në parlament dhe kjo nuk ka gjasa.
Në rastin e qeverisë tonë ne jemi një vend i vogël, por aleat dhe për shkak të madhësisë dhe raporteve me Perëndimin ka ndërvarësi nga ato që thotë Perëndimi.
Pra mund të bjerë nëse SHBA dhe BE mbajnë qëndrim që kjo qeveri nuk bën më.
SHBA dhe BE i kanë adresuar shqetësimet te SPAK dhe ai po punon. Çdo gjë që ka lidhje me Shqipërinë i jepet SPAK-ut. Lapaj po sakrifikon dhe është marrëzi që shkojë gjithë ata policë atje.
Në Departamentin e Shtetit pritet kreu i SPAK, ligji i Kongresit Amerikan adreson çështje që kanë lidhje me SPAK-un.
Lapaj ka problemin se nuk dalin 100-200 mijë vetë kundër qeverisë.
Edi Rama nuk e ka më në dorë për fatin e tij. Nëse duam ta kuptojmë nëse do të ikë Rama, kjo lidhet nëse Rama do t’i bëhet pengesë drejtësisë dhe nëse do të jetë i përfshirë vetë. Mjaftojnë 2 fjalë për ta rrëzuar Ramën. Është e varur nga ndërkombëtarët, që duhet të sigurohen për agjendën antikrim në Shqipëri, për agjendën e integrimit në BE dhe që të shfaqet alternativa. Nuk do të investohen për të çuar një vend në kaos”- tha Zogaj.



