Amberi i dha fund rrugëtimit në “Big Brother VIP”, pas tensioneve të ditëve të fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ajo u shpreh se nëse nuk do të tërhiqej ngarkesa psikologjike e ditëve të fundit do ta pengonte të jepte maksimumin në lojë.
Sipas Amberit, Gjesti, me të cilin pati disa konflikte gjatë qëndrimit në shtëpi ishte një banor i cili nuk kishte një kufi, ai vetëm vepronte dhe nuk të jepte mundësinë e një komunikimi.
E pyetur se kush do ta fitojë Big Brother, Amber shprehet se “lojtare të forta janë Gerta dhe Rozana, por pse jo ta fitojë G Bani”.
“Kur kam hyrë në atë shtëpi kam dashur të jem e vërtetë. Situata në shtëpi u rëndua me ardhjen e personazheve të rinj. Kjo gjë, jo se më preku dhe pengoi për të vazhduar këtë rrugëtim, por nëse unë ngarkohem nga ana psikologjike, unë nuk jam vetvetja dhe nuk jap më.
Thënë kjo, nuk do të doja ta zhgënjeja më publikun shqiptar. Gjesti nuk kishte maska, është ai që është dhe atë lojë do ta bëjë ashtu sikurse është, por unë nuk e suportoja dot me atë sjellje rruge”, tha Amberi ndër të tjera pas daljes nga shtëpia.