Egli është një Virgjëreshë! A duket si e tillë? Ca herë po, ca herë jo! Që të mos merremi me ato që dihen për Virgjëreshën, do të të tregojmë se pse Egli nuk është një Virgjëreshë tipike!
Virgjëresha është një shenjë që analizon gjatë e gjerë; nuk para i shpreh ndjesitë; është e organizuar dhe paksa gjykuese. Ajo nuk do një dashuri fatale, por të bukur dhe të qetë, me baza të forta.
Tani, le të analizojmë sjelljet e Eglit, të cilat e nxjerrin pak nga kuadrati i një Virgjëreshe!
Virgjëresha nuk fal dhe nuk harron
Mos mendo se Virgjëresha është ajo shenja tipike që hedh pas krahëve atë që mund t’i kesh bërë! Nuk do çuditeshim nëse kjo shenjë mban një bllok shënimesh dhe shkruan me stilolaps emrat e gjithë “rivalëve” të saj, që një ditë të kënaqet me karmën e universit ose të vetën. Në rastin e Eglit, siç e kemi parë shpesh, harron, fal, hedh pas krahëve situata që ndonjëherë janë edhe shumë të sikletshme.
Analizon me detaje çdo gjë!
Egli s’është njeriu që rri në cel dhe mendon e mendon derisa të gjejë një zgjidhje! Si një natyrë shumë impulsive, Egli shpërthen direkt, edhe kur e ka gabim.
Dashuria, dobësia e Eglit
Një Virgjëreshë e vërtetë nuk i shpreh ndjenjat nëse nuk është e sigurt që personi që ka përballë e do aq marrëzisht sa e do ajo. Flirton, të peshkon dhe ti hap gojën për të rënë në grepin e saj. Në rastin e Eglit, le të themi se është e peshkuar. Egli, ndryshe nga një Virgjëreshë tipike, do një dashuri me ulje-ngritje, ku të fitojë çdo argument, jo një dashuri që bazohet në respekt e komunikim.
I preke kufijtë, të mbyll derën
Virgjëresha s’para bën kompromise me qetësinë dhe respektin që ka ndaj vetes. Le të themi që Egli s’e ka trashëguar këtë pjesë nga shenja e saj.
Mbretëresha e ironisë
Egli mund të jetë mbretëresha e debateve që zgjasin deri në shekullin tjetër, por ironia nuk është pika e saj më e fortë. Nëse ke pranë një Virgjëreshë, ti e di shumë mirë se ka një ironi therëse dhe një humor tejet inteligjent. Nëse ke afër Eglin, të duhen ca tapa për veshët.
As kritika, as sugjerime
Virgjëresha i ka zët kritikat, por jo sugjerimet. Nëse toni yt është i butë dhe i sinqertë, ajo e di që ti po i thua diçka që ajo të përmirësohet. Në rastin e Eglit, të thotë “po, po” dhe pret prime-n që të ta hedhë poshtë të gjithë mundin.