9.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Pse ke frikë të dalim në nominim të katërt?”, Olta-Luizit: Kur të duash…

    Vëllai i Madh ka rikthyer sërish lojën me litar, por tani ka rregulla të tjera. Banorët janë të ndarë në dy grupe, atë të Evës dhe Ermionës.

    Grupi i Evës përbëhet nga Armaldo, Tani, Nita, Kristi dhe Keisi. Ndërsa grupi i Ermionës ka Luizin, Oltën, Kiarën, Dean dhe Beatin.

    Banorët do të qëndrojnë 24 orë lidhur me njëri-tjetrin, duke mos e shkëputur për asnjë moment litarin. Grupi që do të shpallet fitues, do të ketë imunitet në lojë.

    Vëllai i Madh i ka komunikuar banorëve se nëse dikush prej tyre heq litarin qëllimisht, jo vetëm që do të skualifikohet nga loja, por do kalojë menjëherë në nominim.

    Ndërsa teksa loja nisi, Luizi pyeti Oltën pse ka frikë të dali në nominim ajo, Maestro, Kristi dhe ai.

    Aktorja e njohur i tha se nuk e ka frikë, por nuk do të prishë lojën duke hequr rripin. Ajo u shpreh se kjo është dëshira e tij jo e saj, sepse ajo nuk do të largohet Kristi apo Maestro nga shtëpia.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit