Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Dritare TV tregoi se si i gjobiste familja e Sali Berishës biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri, që kur ishte president, kryeministër dhe kur doli kryetar i opozitës.
Avokati thotë se përmes fonacionit të saj, që tanimë është nën hetim nga SPAK-u, Liri Berisha ka përfituar miliona euro.
“SPAK-u po vazhdon hetimet. Berisha po hetohet për aferën me ish-klubin Partizani, Meta po hetohet po ashtu bashkë me Monikën. Po hetohet edhe Shkëlzen Berisha dhe jo vetëm për Gërdecin.
Familja e Berishës nuk është familje, por një organizatë kriminale e veshur me pushtetin e presidentit dhe kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.
Pastaj nga një familje e tillë edhe kur vajtën në opozitë e kanë shfrytëzuar duke bërë rolin e gjobëvënësit.
Shkëlzen Berisha dhe Argita piketonin kush janë biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri, 90 dilnin nga më të fortit. I thoshin babait të tyre; sulmoje këtë biznesmen.
Ata nuk i lanë gjë pa i bërë Rezart Taçit. Kështu Taçi e ka subvencionuar me miliona familjen e Sali dhe Liri Berishës.
3.4 milionë euro ia dha vetëm Liri Berishës, duke ia vjedhur ARMO-s, duke ftuar këtu Milanin dhe ia pagoi këtë shumë kësaj skuadre për të qëndruar 20 orë me dy ndeshjet.
Të gjitha ato fitime në vend t’i merrnin punëtorët e naftës që nuk merrnin as rrogën, i mori të tëra fondacioni i Liri Berishës. Ai fondacion po hetohet.
Pse po hetohet? Sepse është edhe ajo pjesë e organizatës kriminale të kësaj familjeje dhe jo paqëllim SHBA-ja e konsideroi gjithë familjen non-grata, për korrupsion të lartë shtetëror.
E njëjta situatë si me Taçin ndodhi edhe me biznesmenë të tjerë nga Sali Berisha, Liri Berisha, Shkëlzeni, Argita.
Ata e kanë paguar gjobën sepse ndryshe nuk kishin çfarë të bënin. Ose do përfundoni në burg me denoncimet që u bënte Saliu, ose do zgjidhnin qesen siç e zgjidhën dhe vazhduan punën.
Biznesmeni Ulaj që ne themi është i Ramës, ai në fakt është i Saliut. Sepse Ulaj kur e pa që Saliu ia solli në majë të hundës pagoi shuma të konsiderueshme te fondacioni i Liri Berishës.
Ndërsa një tjetër biznesmen i dha Berishës pallatin ku banon sot. Në vitin 2013-të iu bë një bilanc financiar fondacionit të Lirisë.
Ajo raportoi 240 mijë dollarë donacione. Në fakt vetëm për vitin 2012-2013 Liria ka marrë në emër të fondacionit shuma marramendëse.
Në mbrëmjen gala që bëri Liri Berisha te Sheraton në 12 tetor 2012 u ftuan 800 personalitete biznesmenë. Hyrja ishte 600 euro. Pra 489 mijë euro ajo i mori vetëm nga hyrja.
Po ku janë këto lekë? Në atë mbrëmje që ishte si në Hollivud, Liria mori nja 100-150 piktura me nga 20 euro dhe pastaj për “bamirësi” i blenë të ftuarit.
I pari që e bleu që Rezart Taçi, 100 mijë euro një pikturë, 100 mijë euro e bleu edhe Beketi. Ku i çoi këto para që i mori? E pra prandaj nuk e shan Berisha, Beketin, se kanë marrë para nga ai”, tha Beqiri.