Emigrantët shqiptarë në Greqi kanë protestuar në fundjavë dhe janë shprehur se do të vijojnë me protestat e tyre nëse nuk iu plotësohen kushtet.
Pse protestojnë?
Për të drejtat që iu janë mohuar prej shumë vitesh.
“Sot një shtetas shqiptar, lëviz lirshëm në Evropë, ndërsa emigrantët shqiptar pre 30 vitesh në Greqi, nuk mund të dalin në Evrope sepse janë me letra të bardha.
Sot një shtetas shqiptar, sapo te mbushi moshën, del në pension, në Greqi jemi emigrantë me nga 25 vite pune dhe nuk ju japin pensionin.
Na kanë kushtëzuar në maksimum me ligjet raciste për të mos marrë nënshtetësinë.
Emigrantët kanë dorëzuar me nga 3 dhe 4 vite për rinovim të lejes se qëndrimit dhe çdo mëngjes i luten zotit, ishallah vjen radha ime për të marrë lejen e qëndrimit të cilën mund të dalë e skaduar.
Sot emigrantet janë pa sigurim shëndetësor sepse janë me letra te bardha pavarësisht se janë të siguruar rregullisht me ensima pune.
Sot janë bllokuar 70 % e testimeve greke te cilët e kanë kaluar testin por ngaqë nuk kapin të ardhurat ekonomike, nuk ju japin nënshtetësinë”, shprehen ata.