2.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Qeveria madhështore që humbën shqiptarët

    Nga Adriatik Doçi

    Krahas alibisë kryesore sipas të cilës zgjedhjet i vodhi Edi Rama, sa vijnë e shtohen zërat në kampin opozitar, të cilët fajësojnë popullin si të shitur, si mosmirënjohës dhe sufllaqexhi, që zgjodhi ‘bandat’ dhe jo profesorët e PD-së, që nuk vlerësoi ofertën e opozitës, që i ra të mirës me shkelm etj. Sipas disa përfaqësuesve të opozitës, mes projektit për t’a bërë Shqipërinë Madhështore dhe narkoshtetit, shqiptarët zgjodhën narkoshtetin, shpopullimin, varfërinë dhe krimin.

    Nëse opozita do t’i kishte fituar zgjedhjet, projekti për Shqipërinë Madhështore natyrshëm do të zbatohej nga një qeveri madhështore. Po si do të ishte kompozimi i kësaj qeverie madhështore, të cilën shqiptarët e ‘humbën’ pasi votuan vijimësinë në pushtet të ‘narkoregjimit’? Nëse do të kishte fituar zgjedhjet, ndryshe nga Edi Rama, Sali Berisha është më klasik dhe nuk bën zgjedhje të paparashikuara. Një version i mundshëm do të ishte si më poshtë;

    -Sali Berisha, kryeministër

    -Gjin Gjoni ose Genc Gjokutaj, ministër Drejtësie

    -Albana Vokshi ose Ilir Alimehmeti, ministre Shëndetësie

    -Klevis Balliu, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

    -Belind Këlliçi, ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

    -Luçiano Boçi ose Ina Zhupa ministër i Arsimit

    -Agron Gjekmarkaj ose Tomor Alizoti ministër Kulture

    -Gazment Bardhi, ministër i Brendshëm

    -Dorian Teliti ose Gaz Spahia ministër Financash

    -Ilda Zhulali ose Fatmir Mediu, ministër i Jashtëm

    -Xhemal Xhunkshi ose Gent Strazimiri ministër i Mbrojtjes

    -Jamarbër Malltezi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit

    -Tritan Shehu ose Edmond Panariti, ministër Bujqësie

    Edi Paloka ose Oerd Bylykbashi, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

    Shpëtim Idrizi, ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

    Andi Mustafaj, ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

    Jozefina Topalli, ministre për Diasporën ose kryetare e Kuvendit

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit