4.5 C
Tirana
E martë, 27 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Qytetari sulmon Klevis Balliun jashtë ambienteve të Gjykatës, shoqërohet me urgjencë nga dhjetëra efektivë të “Shqiponjave”

    Protestuesit e arrestuar gjatë protestës së dhunshme të mbajtur mbrëmjen e 24 janarit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë dalë këtë të martë para Gjykatës. Ata u shoqëruan nga forca të shumta policie, ndërsa në mbështetje të tyre ishin të pranishëm edhe disa deputetë të Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe Klevis Balliu.

    Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë qëndrimit jashtë ambienteve të Gjykatës, ky i fundit u përfshi në një përplasje verbale me një qytetar, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Sipas të njëjtave burime mësohet se qytetari në fjalë, debatoi fillimisht me deputetin, teksa më pas u shoqërua nga forcat e Policisë.

    Qytetari është shoqëruar nga disa efketivë të forcave “Shqiponja”.  Madje në një moment Balliu ka kërkuar që të pyeste qytetarin se pse ju hakërrye, por nuk është lejuar nga efektivët.

    Sakaq theksojmë se Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 20 protestuesit e arrestuar. Konkretisht për: Eligent Jorgo Qiqi; Ardian Lulëzim Lici; Anduel Liman Lleshi; Alan Petrit Lika; Anastas Ilirjan Mema; Tomas Orlando Koja; Ergi Rushit Shkurta; Sali Ardian Saraçi; Ervis Gjekë Mirashi; Ardian Nik Toli; Rei Roland Hasko; Bledi Selman Spaho; Eldison Hekuran Huli; Alket Skënder Toska; Leonad Gëzim Xhebexhiu; Besnik Dervish Bali; Elton Kujtim Hoti; Roni Maliq Bizhoti; Hamza Dritan Bajrami dhe Klodijan Altin Bajrami.

    Kujtojmë se protesta e 24 janarit u shoqërua me përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit. Situata e agravuar çoi në arrestimin e 20 personave, të cilët u shoqëruan fillimisht në Komisariatin nr. 1 të Policisë së Tiranës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit