0.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Rama: Tiranën moderne e bëra unë dhe lali Eri, se binte era plehra

    Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para punonjësve të bashkisë, Rama tha se Tiranën moderne e bëri ai dhe Lali Eri.

    Rama deklaroi se “nuk më takon mua të them nëse Lali Eri është i pafajshëm apo fajtor”.

    “Ama, përtej kësaj çështje specifike që është e drejtësisë dhe jo e jona, askush dhe asgjë, asnjë buf dhe asnjë specie nuk e mbulon dot me shoshën e blozës së llumit diellin e transformimit të Tiranës tonë.

    Pa mua që e nxora nga koma dhe e ngrita në këmbë me mbështetjen e pakursyer të popullit të Tiranës dhe PS.

    Kurrë nuk bëhej Tirana, ku në 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e BE dhe të NATO-s.

    Kënata thotë se Tiranën moderne e bëri koha, ndërsa përmbytjet apo gjithçka tjetër që nuk shkon e bëri PS.

    Tiranën moderne e bëmë ne, Tiranën moderne e bëra unë, e bëri lali Eri, e bëtë ju. E bënë të gjitha ata që në 24 orë për vite me radhë, punojnë që Tirana të gdhihet e pastër.

    Kur bashkinë e mori këneta, koha ngeci dhe kryeqytetit filloi të marrë erën e kazanëve të plehrave”, tha Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit