10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    RAPORTI: 60 % e vendeve të punës në Shqipëri zihen me “mik”

    Tregu shqiptar funksionon ende me “mik” kur bëhet fjalë për fjalë për punësimin në sektorin privat apo atë publik.

    Strategjia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive 2023-2030, e hedhur për konsultim publik, nxjerr në pah se  mekanizmi i tregut të punës në Shqipëri ka ende nevojë për përmirësim përsa i përket ndërmjetësimit efikas dhe gjithpërshirëses, si dhe përputhjes më të mirë të ofertës dhe kërkesës për punë, krahasuar me nivelin mesatar në vendet e BE-së.

    Sipas dokumentit, kanalet joformale siç janë kontaktet personale apo rekomandimet nga të tjerët, janë – deri tani – kanali më i rëndësishëm dhe më i përdorur për rekrutimin e punonjësve. Në dokument thuhet se kompanitë dinamike, kompanitë e mëdha dhe ato me pronësi të huaj janë më të prirura të shfytëzojnë kanalet joformale për rektrutimin e stafit.

    Strategjia vë në dukje se dominimi i kanaleve joformale  në rreth 60% dhe ofrimi i vendeve të punës për ata, që tashmë janë të punësuar në biznese të tjera rreth 10%, janë indikatorë të vështirësive që kanë punëdhënësit në identifikimin e punonjësve me aftësitë e duhura, si dhe në identifikimin e punonjësve nëpërmjet kanaleve formale dhe shërbimeve profesionale.

    Në këtë pikë vihet në dukje nevoja për konsolidimin e mëtjeshëm të shërbimeve të punësimit  si dhe  shfrytëzim  më të lartë më nga punëdhënësit.

    Aktualisht,  vetëm 7.4% e punëdhënesve nga sektori privat përdorin shërbimet publike të punësimit për të rekrutuar punonjës. Analiza tregon se shërbimet e ndërmjetësimit duhet të rrisin efikasitetin dhe nivelin e mbulimit për të adresuar mospërputhjen e aftësive mes kërkesës dhe ofërtës.

    Për ta bërë këtë, duhet investuar në zhvillimin e produkteve digjitale për punëdhënësin dhe punëkërkuesin, por edhe të ndryshojë modelin e ofrimit të shërbimeve. Po ashtu, nënvizohet se shërbimet publike të punësimit duhet të bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e një ekosistemi më të gjerë të shërbimeve të punësimit, si në vendet anëtare të BE-së dhe me fokus më të madh  në zhvillimin e aftësive, adresimin e barrierave të tjera të punëkërkuesve për të hyrë në tregun e punës dhe për të gjetur punë, si dhe për lehtësuar tranzicionin e punësimit.

    Kjo kërkon zhvillimin e sistemit për monitorimin dhe parashikimin e aftësive, por edhe krijimin e sistemeve mbështetëse duke bashkuar një sërë aktorësh të tjerë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit