spot_img
spot_img

Gjendet ish-drejtori që u denoncua si i zhdukuar nga e dashura dhe nëna

spot_img

Policia e Tiranës thotë se Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është paraqitur në komisariatin nr.1 pasi u raportua i zhdukur nga familjarët. Ai ka dëshmuar se është larguar me dëshirën e tij.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00,  ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij”, njofton policia.

Ka qenë e dashura e tij e cila ka marrë një telefonatë nga Daniel Shima ku i ka thënë: “Po më arrestojnë”.

Ajo është alarmuar dhe e ka telefonuar disa herë, pasi nuk është lidhur dot me të ka kontaktuar nënë e Shimës e cila ka bërë dhe denoncimin në komisariatin nr.1 të Policisë së Tiranës rreth orës 17:00.

Lajmet e fundit