19.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Reagon nëna e Heidit pas largimit të saj nga “Goca dhe Gra”!

    Heidi Baçi vendosi të largohet nga emisioni “Goca dhe Gra” dhe nga Shqipëria dhe lidhur me këtë vendim të shumta kanë qenë komentet.

    Një mbështetje të veçantë Heidi e ka marrë nga nëna e saj, Lajla Kamata, e cila ka shkruar fjalë shumë të bukur për të bijën duke e përshkruar atë si një burim krenarie që nga lindja e deri më sot.

    “Një gjë ta dish të sigurt, Heidushi jonë, ti na ke bërë krenar që ditën që ke lindur, dhe vazhdon ta bësh këtë çdo ditë të jetës tonë. Ti je dhe do të jesh dielli i familjes tonë! Të duam”, ka shkruar Lajla në mesazhin e saj, duke shprehur dashurinë dhe mbështetje të pakushtëzuar për vajzën e saj.

    Në fjalën e saj të largimit nga emisioni Heidi dukej tejet e emocionuar, “Nuk dua të krijohen polemika, por është vendim i peshuar, për arsye personale. Dua të rigjej veten, të bëj listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem. Sado jam ndjerë shumë mirë, kështu ndihem në këtë moment. Jam njeri që punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën, por jam e lumtur”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit