14.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Refuzoi t’u bindej”, kryebashkiakja ukrainase dhe familja e saj ekzekutohen nga rusët, trupat hidhen në gropë

    Një kryebashkiake ukrainase dhe familja e saj u vranë me një “stil ekzekutimi”, duke u qëlluar nga trupat ruse përpara se të hidheshin në një gropë në pyll, tha një banor vendas për Associated Press të dielën.

    Olga Sukhenko, kryebashkiakja e qytetit ukrainas të Motyzhyn, i cili ndodhet afër Kievit, dyshohet se u qëllua së bashku me burrin dhe djalin e saj pasi refuzoi të përmbushte kërkesat ruse, raportoi AP. Banori që foli për gazetën u identifikua vetëm me emrin Oleg për qëllime sigurie.

    Oleg i tha AP se trupat ruse synonin zyrtarët lokalë në të gjithë Motyzhyn dhe vranë ata që nuk bashkëpunuan. Pasi kryebashkiakja dhe familja e saj u qëlluan, Oleg tha se ata u hodhën në një gropë pas një parcele toke me tre banesa, që forcat ruse i pushtuan.

    Para rrëfimit të Oleg, Sukhenko dhe familja e saj ishin raportuar si të rrëmbyer nga forcat ruse më 23 mars.

    Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk konfirmoi vrasjen e kryebashkiakes për mediat të dielën dhe tha se aktualisht janë 11 kryetarë të tjerë bashkie ose drejtues të komunitetit në Ukrainë, që mbahen rob nga rusët.

    Ngjarja vjen pasi forcat ruse janë akuzuar për kryerjen e krimeve brutale të luftës kundër civilëve ukrainas këtë fundjavë.

    Zyrtarët ukrainas thanë se trupat e të paktën 410 civilëve u gjetën të shpërndara në të gjithë rajonin e Kievit, pasi trupat ruse u tërhoqën nga zona.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit