9.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rikthimi i fuqishëm i Tunës dhe Cozman: Sillemi poshtë e lart, por prapë bashkë

    Tuna dhe Cozman rikthehen sërish bashkë për një bashkëpunim muzikor. Projekti i tyre, i titulluar “I huj”, vjen 8 vjet pas ndarjes së bujshme të një prej çifteve më të diskutuara asokohe të showbiz-it.

    Bashkëpunimi, i cili u publikua dje ka tërhequr vëmendjen e admiruesve të dyshes, dhe brenda më pak se 24 orësh ka arritur afro 400 mijë shikime.

    Këngëtarja ka postuar dje një foto ku ka pyetur ndjekësit nëse janë të entuziazmuar për bashkëpunimin dhe vëmendjen e mori komenti i reperit. “Sillem poshtë nalt, poshtë nalt prapë bashkë”,  shkroi ai, një frazë e një tjetër bashkëpunimi me Tunën i cili u bë hit, “Fenix”.

    Nuk dihet nëse ky rikthim i tyre së bashku në muzikë shënon edhe një ribashkim në jetën private. Ky është bashkëpunimi i tyre i tretë në muzikë pas “Fenix” dhe “Holla”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit