20.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Robert Aliaj tregon nusen ideale për Kristin brenda shtëpisë së BBV!

    Robert Aliaj ka folur së fundmi mbi raportet e djalit të tij Kristit me banorët brenda shtëpisë së BBV, kryesisht për raportet me vajzat.

    I ftuar në një emison, Roberti nuk mundi të fshehë pëlqimin e tij për Dean, ku e cilëson si ideale për Kristin. Roberti e ka konsideruar atë si një vajze të ‘denjë’ për djalin e tij.

    “Shkojnë të dy sepse janë njerëz të qetë, janë njerëz që merren vesh me njëri-tjetrin”, tha Roberti, referuar Deas dhe Kristit.

    Kujtojmë se Dea është shprehur që “ndjen tension seksual” sa herë afrohet me Kristin

    Kristi u përfol shumë për lidhjen që krijoi me Keisin, ndërkohë që jashtë shtëpisë kishte lënë një lidhje pezull.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit