12.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Rogerti ia thotë troç Monikës: Ti dështove në politikë, je çdo ditë në SPAK, e më thua mua ik nga shtëpia

    Pasi vendosi të linte shtëpinë e “Big Brotherit”, Rogerti iu bashkua skenës së “BBVA5” ku u përshëndet me opinionstët dhe moderatorin e këtij emisioni.

    Rogerti iu dha dorën dy opinionistëve ndërsa përqafoi moderatorin, e pas pak iu kthye Monika Kryemdhit duke i thënë se ajo është një person i mbaruar që dështoi në politkë dhe nuk ka asnjë të drejtë t’i bëjë kritika atij.

    Prime-n e djeshem, Monika i bëri kritika Rogertit për pyetjen e pahijshme që i bëri Matos në lidhje me motrën e tij. Madje Monika i tha banorit se të ishte si ai do kishte lënë shtëpinë me kohë.

    Reagimi i Rogertit: Mua që në primen e parë vetëm më kanë sulmuar, nuk jam unë ofenduesi që mendoni ju. Mund ta teproj içik por një person si puna jote që dështoi në politikë, e ikën çdo ditë në SPAK nuk mund të më thotë mua çohu lëre shtëpinë. Si opinioniste është e drejtë që të jesh e njëanshme.

    Në fjalën e tij Rogerti theksoi se e la shtëpinë e “BBVA5” vetëm për Monika Kryemadhin. Ndërsa pas pyetjes së Ledionit nëse banori kërkon të rikthehet në këtë format televiziv, Rogerti pa ngurruar u dakordësua dhe u nis për në shtëpi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit