5.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Rogerti për Selinën: Familja ime i ka dhënë bukë

    Pas debatit të nxehtë të mbrëmshëm brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Rogerti ka vijuar të diskutojë për Selinën, duke ndarë momente të tensionuara me banorët e tjerë.

    Gjatë një bisede me Mateon dhe Brikenën, Rogerti u shpreh se familja e tij ka ndihmuar financiarisht familjen e Selinës, duke përdorur metaforën “i ka dhënë bukë”. Ai shtoi se shumë gjëra që i janë thënë nga Selina e kanë prekur personalisht.

    “Më ka përmendur familjen. ‘Të jem unë djali yt’, tha, ‘s’dua të kem baba’. I tha dhe Juelës: ‘pyete Rogertin për burrërinë’. Ajo që i kam thënë unë për vëllanë ka ndodhur para një muaji. Por ajo që s’më ka thënë, më përmend familjen, kur familja ime i ka dhënë bukë familjes së saj,” tregoi ai.

    Rogerti shtoi gjithashtu se ndonjëherë përmendja e djalit të tij e ka shqetësuar, duke theksuar se shumë gjëra të tjera që mund të thotë preferon t’i mbajë për vete.

    “Rri duke përmendur djalin, kur djali im luan me mbesën e saj; kanë luajtur, por tani s’duan të shihen me sytë e ballit dhe mirë e kanë bërë. Shumë gjëra të tjera që s’dua t’i përmend, se është marrë,” përfundoi Rogerti.

    Debati i tyre duket se ka tensionuar sërish atmosferën brenda shtëpisë, ndërsa banorët vijojnë të përballen me ndjenja dhe konflikte personale që shpesh përfshijnë edhe familjet e tyre.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit