21.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ronaldo Sharka merr program në Top Channel: Babi, ia dola!

    Ronaldo Sharkës i është plotësuar dëshira për t`u bërë pjesë e Top Channel. Ai do të ketë një rubrikë në “E diell”, e cila do të quhet “Mos i bjer me Top” dhe do ta bashkëmoderojë me Erjola Doçin.

    Ronaldo nuk ka ndarë detaje lidhur me emisionin, por i ftuari i parë do jetë reperi Marini, cka bën të mendohet se do të ketë në thelb intervista me personazhe publike. Këtë arritje, ai ia dedikoi të atit.

    “Babi, ja dola | Jam i lumtur t’ju them se tashmë jam zyrtarisht pjesë e @topchannelalbania . Duke nisur nga kjo e diel, në @ediell_topchannel me @doci.erjola , nisim “Mos i bjer me Top” ku besojmë se do të afeksionoheni pas këtij programi kemi aq shumë gjëra sa që për efekt të syrit të keq  po ju zbulojmë vetëm kaq. @mar1nofficial special guest “- thuhet në postim.

    Babai i moderatorit ndërroi jetë në mesin e muajit shkurt. Ai ishte i sëmurë me tumor dhe po luftonte me sëmundjen në spital. Ka qenë vetë Sharka që ka ndarë lajmin e hidhur përmes një postimi në rrjetet sociale. ‘Pusho i qetë në botën tjetër bab!’- shkruante ai.

    Gjatë qëndrimit  në “Big Brother” Ronalo tregoi sëmundjene rëndë nga e cila vuante i ati, megjithatë ky i fundit sërish nuk nguroi ta surprizonte të birin në shtëpinë e famshme.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit