14.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ronaldo u rikthye në Big Brother Vip, çfarë ndodh me emisionin e tij? Flet bashkëprezantuesja: Më erdhi si pabesi

    Moderatorja Erjola Doçi ka folur për rikthimin në Big Brother Vip Albania të Ronaldo Sharkës dhe Bledi Manes.

    “Të dy i mbështes por Bledi Mane nuk e duroi dot tradhtinë që i bëra me Ronaldo Sharkën dhe shkoi u fut në shtëpinë më të famshme”, u shpreh Erjola me humor.

    Ajo tha se nuk ka pasur asnjë njoftim nga Ronaldo me të cilin nisi bashkëprezantimin e një programi të dielën që lamë pas.

    Doçi e cilësoi sjelljen e Ronaldos si pabesi, megjithatë theksoi se ai ka dashur të shfaqë veten edhe njëherë duke qenë se herën e parë nuk pati mundësi.

    “Nuk kisha lajmërim. Erdhi pak si pabesi. Ronaldo e ka parë Big Brotherin si oaz që tërheq goxha klikime. Dhe ka dashur të shfaqë veten e tij se nuk pati kohë mjaftueshëm ta bënte”, tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit