9.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ronela Hajati mund të përfaqësojë San Marinon në Eurovision 2023

    Ronela Hajati duket se ka sërish dëshirë të prekë skenën e Eurovision Song Contest, por këtë herë jo me flamurin shqiptar.

    Ronela është një nga 106 finalistët e përzgjedhur në “Una Voce per San Marino”, që përzgjedh përfaqësuesin/en e mikroshtetit në Eurosong.

    San Marino është një mikroshtet në Itali me afro 34,000 banorë e për pasojë, i është dashur të huazojë këngëtarë nga vende të tjera të botës për ta përfaqësuar. Përpos kësaj, nuk janë të pakta vendet që tregohen të hapur ndaj idesë për të marrë pjesë me një këngëtar të huaj. Për shembull, në 2009-n, Besa Kokëdhima mori pjesë në “Selectia Nationala” për të përfaqësuar Rumaninë në Eurovizion.

    San Marino ftoi mbi 1,000 pjesëmarrës në fazën e parë, nga të cilët u përzgjodhën 106 finalistë nga shtete të ndryshme, përfshirë këtu edhe artistë të njohur si Ronela. Më të famshmit janë Eiffel 65, grupi që krijoi hitin botëror në vitin 1999, “I’m blue (Da Ba Dee)”, i cili u risoll së fundmi në një tjetër version nga David Guetta dhe Bebe Rexha, “I’m good (Blue)”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit