Einxhel Shkira tregoi në BBV se kishte një ëndërr: Të ndihmontë vajzat të cilat nuk kanë mundësi të shkollohen dhe të jenë të pavarura, dhe produksioni i shoë-t e siguriu së do ta ndihmonte që kjo dëshirë e saj të kthehej në një projekt konkret.
Por pas këtij lajmi, reagoi aktorja e humorit, Rudina Dembacaj e cila tha se këtë nismë, e ka marrë ajo rreth 1 vit e gjysmë më parë.
“U zgjova me ide ‘origjinale’ të talenteve të ekranit! Mirëmëngjes”, ka shkruar Rudina në një krah të një videoje të publikuar në 8 tetor 2020.
Bëhet fjalë për projektin ‘Malësoret e mia” të Rudina Dembacajt, e cila synonte tu vinte në ndihmë vetëm vajzave që jetojnë në Malësi, në pamundësi për tu shkolluar, por projekti i saj nuk u zbatua dot, ndoshta edhe për cështje fondesh.