17.5 C
Tirana
E enjte, 26 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Sa shumë “gomerë në kërkim të bujës” në televizionet tona

    Nga Irena Beqiraj

    Debati televiziv ka braktisur njëherë e mirë elegancën intelektuale cila mund të përkufizohet si mendja që vazhdimisht përsoset me edukim dhe njohuri. Ndaj “sot të mos dalësh në televizor është shënjë e kësaj elegance”.

    Dikur Indro Montanelli shkruante:

    “Televizioni na mëson dhe i hap rrugën protagonizmit, i cili duke u bashkuar me gazetarinë, ka efekte katastrofike…….

    Televizioni nxit interesin më të shëmtuar të gazetarëve të këqij, kërkimin me çdo çmim të bujës. Nëse dikush nga ju do të dojë të bëjë këtë profesion, shpëtojini joshjes nga buja! Kujtoni që buja është rruga e shkurtër e gomerëve. Televizioni të lejon të ecësh përpara, por keq. Publiku është një kafshë e çuditshme, duket sikur kupton pak, por ka kujtesë, dhe nëse ju luani me besimin e tij, jeni i humbur”.

    Montaneli  na paralajmëron duke vazhduar : “ne do të kemi një gazetari gjithnjë e më të keqe, sepse është përherë në kërkim të audiencës, gjithnjë e më shumë në kërkim të reklamës, duke kënaqur kështu përherë shijet më të këqija të publikut, në vend që ti korrigjojë ato”.

    Ekonomistët po ashtu kanë një këndvështrim interesant për angazhimin  publik të gazetarëve edhe analistëve,  që lëvizin studio më studio si karrocat që shisnin dikur akullore.

    Duke përdorur ekonominë ka dy mënyra të ndryshme për të analizuar produktin e tyre.

    Një mënyrë është ta shohësh angazhimin e tyre si një formë prodhimi dhe ai shihet si i tillë kur kërkon të sigurojë ose përmirësojë  të mirën publike. Kur synon  të mirën publike  gazetari a analisti  është i informuar thellësisht për temën që angazhohet të trajtojë. Në këtë lloj aktivizmi  vihet re vetë-kontrolli dhe korrigjimi i kursit të qëndrimeve kur një qasje e përdorur është  kundërproduktive edhe nuk  prodhon “të mirën publike”  të synuar.

    Mënyra e dytë për ta parë aktivizmin publik është si formë konsumi, ku individi konsumon kohë televizive  me qëllim që të gëzojë disa përfitime private, që nga pagesa,  nga ndjenja e përkatësisë, e deri tek arritja e një statusi të caktuar shoqëror apo politik .

    Në këtë rast gazetari apo analisti i ngjan mjekut popullor  trajton çdo çështje , ai nuk thellohet të krijojnë njohuritë e nevojshme dhe të mjaftueshme për çështjet ku angazhohet të flasë. Disinformon  humbet vet kontrollin , edhe nuk turpërohet nga asgjë .

    Edhe ka kaq shumë gomerë në kërkim të bujës në televizionet tona sa jam  bindur se gjysma e dëmit në këtë vend shkaktohet nga këto lloj njerëzit që duan me çdo marrëzi që thonë e bëjnë të ndihen të rëndësishëm.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit