12.5 C
Tirana
E enjte, 26 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Saliu si Don Kishoti, Gjergj Luca si Sanço Panço…

    Biznesmeni Gjergj Luca nga Madridi ka bërë një video në të cilën përmend Sali Berishën i cili e nisi vitin e ri 2024 i mbyllur në katër muret e shtëpisë në masë sigurie për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Në video Luca shprehet se Berisha po vuan mëkatet e tij.

    “Këtë fillimviti jam në Madrid jo për pushime, por për punë e nuk rrija dot pa takuar këtë mikun tim Don Kishotin, i cili 8 vjet rresht mi vodhi ëndrrat e mia.

    Por unë si Sanço Panço praktik e empirik që jam, ia fal vjedhjen që më bëri. E teksa tani ai rri mbyllur brenda shtëpisë së tij duke vuajtur mëkatet unë ndjej keqardhje dhe përsëri e fal, e fal, e fal…”, shkruan ai.

    “Mbylle historinë dhe gëzon nipat e mbesat”, thotë mes të tjerash Luca në video, duke i dhënë një mesazh Berishës.

    Më herët në një prej rrëfimeve të tij Luca ka treguar se si iu shkatërrua biznesi dhe u përndoq gjatë qeverisjes së Berishës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit