11.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Sharlatan, maskara” – Alfred Lela i Berishës godet me shishe Fitim Zekthin e Bashës

    Një debat i ashpër dhe plot fyerje ka shpërthyer në studion e emisionit “Open” mes drejtorit të Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, dhe analistit Fitim Zekthi.

    Debati filloi me Zekthin që e akuzoi Lelën se po mbronte një politikë të papranueshme, duke thënë: “E kuptoj pozitën tënde, duhet të mbrosh marrëzira.”

    “Çfarë halli kam unë?” pyeti Lela, ndërsa Zekthi vazhdoi me akuzat, duke pretenduar se Lela po mbante anën e politikanëve që kanë vjedhur vendin.

    “Mbron diçka jo parimore. Kjo është të mbrosh politikanë që kanë vjedhur këtë vend,” tha Zekthi.

    Pjesa më e tensionuar e debatit erdhi kur Zekthi e akuzoi Lelën se kishte mbrojtur politikanë si Edi Rama dhe Ilir Meta, ndërsa Lela kundërshtoi këto akuza, duke theksuar se kishte lënë mediat e mëdha për të mos mbrojtur Ramën.

    “Unë kam ikur nga media e madhe sepse kam thënë nuk e mbroj pushtetin e Ramës,” u shpreh Lela.

    Tensioni në studio u intensifikua me replika të forta dhe hedhjen e një shishe uji drejt Zekthit nga ana e Lelës.

    Zekthi: E kuptoj pozitën tënde, duhet të mbrosh marrëzira.

    Lela: Ti po më thua them marrëzira dhe do të lë.

    Zekthi: O Fredi nuk je i marrë, je shumë i zgjuar, por e kuptoj hallin tënd.

    Lela: Çfarë halli kam unë?

    Zekthi: Mbron një politikë të papranueshme.

    Lela: Për cilin hall e bëj, përveç se dua?

    Zekthi: Pikërisht, mbron diçka jo parimore. Kjo është të mbrosh politikanë që kanë vjedhur këtë vend.

    Lela: Ti ke qenë kandidat për deputet i kësaj partie, unë s’kam pasur asnjë rol në atë parti vëlla

    Zekthi: Ti i ke mbrojtur të gjithë me radhë, ke mbrojtur Ramën, Metën, të gjithë me radhë

    Lela: Hahaha

    Zekthi: Ta dinë shqiptarët. E do personale tani? Më ka thënë, Zekthi unë do tradhtoj PD-në, këtë herë jam me Ramën. A ke kërkuar mandat të dytë për Ramën, me editorial e ke bërë

    Lela: Ti po bën një turp të madh, edhe nëse i kam thënë…

    Zekthi: E ke bërë editorial

    Lela: Si e kam bërë ore ti b… Unë kam ikur nga media e madhe për Ramën. Unë për këtë kam ikur. Si nuk të vjen turp?! (Hedh shishen drejt Zekthit)

    Zekthi: O maskara!

    Lela: I kam bërë publikisht betejat unë, jo skutave. Për këtë kam ikur nga media e madhe sepse kam thënë nuk e mbroj pushtetin e Ramës. Kujtoja këtij sharlatani!

    Zekthi: E teprova Alfred, mos e tepro më!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit