14.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Shkoi tu kërkonte votën në Greqi, kryebashkiaku socialist përballet me zemërimin e emigrantëve: Po pini një shishe verë 33 mijë euro

    Si të djathtët po ashtu dhe të majtët prej javësh tanimë kanë ndezur “motorët” dhe janë fokusuar te vota e diasporës. Ata janë shpërndarë në çdo cep nëpër botë ku dhe ka shqiptarë për t’i kërkuar votën për zgjedhjet e 11 Majit.

    E përpos atyre që i mbështesin, përfaqësuesve të partisë u është dashur të përballen edhe me revoltën e emigrantëve. Një episod i tillë është regjistruar së fundmi në Greqi ku kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari është pritur me akuza e indinjatë nga emigrantët shqiptarë.

    Një prej shqiptarëve, i cili prej vitesh ka vendosur që të “braktisë” vendin e tij dhe të punojë e jetojë në shtetin fqinj iu drejtua kryebashkiakut socialist me disa pyetje të drejtpërdrejta përmes të cilave pasqyroi dhe realitetin e trishtë në vendin tonë.

    “A mund ti thuash këtij populli ti që kërkon për Partinë Socialiste që po ble një shishe verë 33 mijë euro, që çdo familje shqiptare këtu në Greqi do një vit që t’i bëjë? A mund të më thuash ti si përfaqësues i Partisë Socialiste , ke katër deputetë në burg, ke tre ministra në burg, ke shumë drejtora në burg, duke futur edhe ty si përfaqësues i Partisë Socialiste që je thirrur dy herë në SPAK.

    E pranojmë edhe këtë, ta pranojnë edhe këta që do japin votën. Jam shqiptar, jam refugjat, çfarë PD? Po i drejtoj një pyetje përfaqësuesit politik të PS, a mund të besojmë ne ty si përfaqësues i PS kur ti një shishe verë e pi 33 miëj euro?”, i drejtohet qytetari kryebashkiakut Hajdari i cili siç shihet dhe në video është duke e dëgjuar, ndërkohë mbështetësit e tij i kundërvihen qytetarit.

    Kujtojmë se në janar të vitit 2024, kryebashkiaku Hajdari, u dënua me 9 muaj burg nga Gjykata e Posaçme, dënim i cili iu konvertua në 150 euro punë komunitare.

    Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK më 15 nëntor 2023, për akuzën e “Falsifikimit të Vulave, Stampave Ose Formularëve” kryer në bashkëpunim.

    Fillimisht dënimi i dhënë ndaj Hajdarit ishte 9 muaj burg, por në fund gjykata vendosi konvertimin me 150 orë punë komunitare.

    Hajdari kërkoi gjykim të shkurtuar në 10 janar 2024 kur Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen ndaj tij, pas përfundimit të hetimeve të SPAK në 20 dhjetor 2023 për akuzën ‘falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve’, më shumë se një herë lidhur me mosdeklarimin e procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi.

    Vetë kryebashkiaku në dëshminë e tij refuzoi të ketë falsifikuar dokumentet apo të ketë gënjyer në formularin e dekriminalizmit, një proces që bëhet për çdo kandidat përpara garimit në zgjedhje.

    Hetimet për kreun e bashkisë së Kuçovës nisën pasi koalicioni “Bashkë Fitojmë” i bëri të ditur Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve se Hajdari kishte fshehur një dënim të formës së prerë në shtetin grek për “Kalim të Paligjshëm të Kufirit”, gjë të cilën ai e nuk e kishte treguar në formularin e dekriminalizimit. Komisioni kërkoi ndihmën e organeve të drejtësisë, të cilat morën konfirmim nga pala greke për dënimin e Hajdarit. Pas kësaj SPAK çeli hetimet, të cilat u mbyllën më 15 nëntor 2023.

    Hajdari u paraqit në SPAK pasi drejtësia greke konfirmoi se kryebashkiaku i Kuçovës, ka qenë i dënuar. Prokuroria njoftoi KQZ se Hajdari është i dënuar nga shteti grek me dënim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Janinë. Hajdari është dënuar me 4 muaj burg, dënim i cili është konvertuar në gjobë me vlerën e 1500 dhrahmive, vendim i marrë më 23 qershor të vitit 1999.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit