20.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si rrallëherë, Alketa Vejsiu flet për familjen: Nuk e kemi për famë

    Alketa Vejsiu, përmes një rubrike me pyetje-përgjigje në Instagram, ka folur ndër të tjera për familjen e saj dhe arsyet se pse nuk flet për bashkëshortin dhe për faktin se nuk i publikon fëmijët në rrjetet sociale.

    E pyetur nga dikush se pse nuk flet asnjëherë për bashkëshortin, Alketa u shpreh:

    “E vetmja gjë që kemi pasur me marrëveshje që në fillim. Familjen nuk e kemi për konsum dhe famë. Ai biznes, unë showbiz, nuk i kemi përzjerë. Përputhet me natyrën time të rezervuar kur bëhet fjalë për gjërat e shtrenjta dhe të shenjta”.

    Më tej, ajo tregoi se mospublikimi i fëmijëve në rrjetet sociale apo në TV është mënyra e saj për të mbrojtur familjen.

    “Janë të tre si yjë dhe s’dua t’i marrin sysh!”, u shpreh moderatorja.

    Më tej, ajo s’i kurseu edhe ca këshilla për martesën afatgjatë:

    “Interpretohet nga unë si një romancë e përjetshme, jo si një kornizë institucionale. Dy njerëz janë miq, pastaj partnerë, pastaj prindër. Pastaj jeta është aventurë, është qejf. Ai që ka më shumë bën për atë që ka mundësi më pak, pa kalkulator pa makinë llogaritëse. Bën thjesht se ndjen dhe do dhe kur do, s’ka llogari. Une jam tolerante si natyrë. Nuk prish qejf. Nuk provokoj konflikt. Jeta pranë meje duhet të jetë qejf, paqe, atmosferë, gëzim”, u shpreh Alketa.

    Alketa ka qenë gjithnjë e rezervuar dhe private sa i përket marrëdhënies dhe familjes së saj, duke zgjedhur kështu që e gjithë vëmendja të fokusohet te puna dhe projektet e saj profesionale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit