11.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Si të duket të të shajnë p*tanë dhe k*rvë”/ Debat i ashpër mes Meridianit dhe motrës së Oltës: Kuçedër nuk është asgjë…

    Një debat i ashpër është regjistruar në emisionin “Breaking” në Top News mes Meridian Ramçajt dhe motrës së Olta Gixharit, Gertës, pas spektaklit të “Big Brother VIP”.

    Sipas Gerta Gixharit, qëllimi i Oltës ka qenë të nxjerrë Bledi Manen, por me këtë mendim nuk është pajtuar Meridiani. Ata kanë debatuar ashpër dhe sa i përket ofendimeve. Meridiani ka sjellë në kujtesë një video, ku Olta shfaqet duke ofenduar rëndë Jonën. Nga ana tjetër, motra e saj i ka dalë në mbrojtje, duke thënë se kjo video është e vjetër.

    Gerta: Bledi Mane doli që ta pëlqejë publiku për veprimin që beri, që mos ndahej çifti. Mendoj se aty fshihej diçka tjetër jo shpjegimi që dha.

    Meridiani: Ai ishte konsumuar mendërisht aty brenda. Ai kishte gjithë ditën që e përsëriste se do bënte surprizë. Por ai vetë e ndjente, e dinte që e kishte të vështirë të depërtonte mes çiftit. Nuk e kam parë si lojtar por si opinionit. Ai e quajti veten lojtar të fortë, sepse Olta e nxori në nominim për të nxjerrë Kiarën nga shtëpia. Olta ka qenë e sigurt që dilte Kiara prandaj e bëri këtë. Ajo nuk futi maestron sepse e ndjeu rrezikun që ai mund të ikte para Kiarës.

    Gerta: Nuk më pëlqen si përflitet gjithmonë kjo gjëja e nominimeve. Ky nominim nuk i faturohet atij personi, por supozohet që është i ndikuar. Dhe kur e bëri Dea u tha që u ndikua nga Olta dhe Olta sikur u ndikua nga Maestro.”- tha Greta.

    Meridiani: Olta aty vetëm ka nevojë për mbështetje nuk rri dot vetëm. Dean ai nuk e llogarit në lojë. Ai aktualisht e ka kuptuar sa i fuqishëm është jashtë. Largimi i Kiarës mund ta fokusonte më shumë në lojë.  Olta është marrë me jetën personale të Oltës jashtë. Kuçedër nuk është ofendim i barabartë me atë që i është bërë Jonës nga Olta. Big Brother është një lojë nervash. Si të duket që një femër të të thotë putanë ose kurvë?  Ajo ka sharë nga robt gjithë produksionin.

    Gerta: Nëse ti flet me këtë gjuhë, ti miraton gjuhën që përdorin dhe komentuesit. Ti nuk duhet të dalësh fare në ekran me këtë gjuhë.

    Sa i përket eliminimeve këtë javë, Meridiani tha se sheh një garë të fortë mes Tanit dhe Dea Mishel, ndërsa Gerta Gixhari deklaroi se më i rrezikuari është Tani, pasi nuk ka dhënë shumë, por sipas saj, edhe Dea nuk ka çfarë jep më në atë shtëpi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit