14.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Si të kërkosh rritje page dhe të marrësh si përgjigje një “po”?

    Ti punon shumë, bën më të mirën dhe në fund, ndihesh sikur nuk po vlerësohesh mjaftueshëm? Gjëja e parë që të vjen në mendje është të kërkosh rritje page (dhe me të drejtë), por nuk di se si? E kemi parasysh situatën, ndaj të sjellim disa këshilla:

    1. Mblidh përshtypjet më të mira të eprorëve dhe kolegëve

    Kur eprorët, kolegët dhe klientët janë të kënaqur me performancën tënde, të komplimentojnë. Ç’bën ti? I mbledh këto përshtypje, sepse janë një faktor i rëndësishëm në rritjen e pagës.

    2. Paraqit shifra

    Bëhu sa më specifik/e dhe paraqit shifra dhe të dhëna. Cilat janë fitimet e kompanisë falë punës tënde? Në fund të ditës, shefit/es, numrat i interesojnë.

    3. Bëj një përmbledhje se cili është kontributi yt në ekip

    Cilësitë e tua pozitive dhe dëshira për të punuar, janë gjithmonë një bonus i madh.

    4. Zgjidh momentin dhe vendin e duhur

    Me momentin e duhur duam të themi: Kur ke mbaruar një projekt me sukses dhe kompania është shumë e kënaqur.

    Me vendin e duhur, nënkuptojmë: Në zyrën e shefit/es, jo në kafe dhe ambiente të tjera.

    5. Bëj një kërkim mbi trendin e pagave në profesionin tënd

    Kërko, pyet, informohu dhe më pas, fol me eprorët.

    6. Përgatitu për atë që do të thuash

    Shkruaje më parë diku, regjistro veten që të mos kesh emocione dhe kur të jesh gati, lër një takim.

    7. Shpreh mirënjohje

    Gjithmonë falendero kolegët dhe eprorët për mundësitë që të kanë ofruar.

    Çfarë të shmangësh kur kërkon rritje page?

    1. Mos paraqit argumente personale

    Nëse të është rritur qiraja, apo ke shpenzime të tjera, nuk është aspak problemi i shefit/es, ndaj kurrsesi mos e përmend.

    2. Mos e krahaso pagën tënde me kolegët

    Kjo të bën të dukesh si një person ziliqar.

    3. Mos e kërko rritjen e pagës në një moment të vështirë për kompaninë

    Në një situatë sfiduese, solidarizohu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit