20.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si të shpenzojmë më pak kohë në telefon?

    Paniku që mund të kemi harruar telefonin në shtëpi është një problem tipik i shekullit të 21-të. Shumica prej nesh janë pak të varur nga smartphone-t, veçanërisht nga rrjetet e ndryshme sociale. Që nga fillimi i mijëvjeçarit, varësia nga telefoni është rritur ndjeshëm, shkruan Poosh.

    Si ndikojnë platformat digjitale në trurin tonë?

    Probleme me vëmendjen: Përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale ka lidhje me simptoma të ADHD-së.

    Probleme me gjumin: Drita nga telefonat dhe kompjuterët mund të pengojë sekretimin e melatoninës dhe të ndikojë në ritmet cirkadiane (gjumë-zgjim).

    Izolimi social: Përdorimi i rrjeteve sociale lidhet me izolimin, i cili mund të sjellë problem për jetën tënde të vërtetë shoqërore.

    Disa përfitime që vijnë nga përdorimi i platformave digjitale

    Ka dhe anë pozitive. Kërkimi në internet është një formë ushtrimi mendor që mund të forcojë qarqet e trurit. Ato ofrojnë mundësi që të bëjmë kërkime për shërbimet shëndetësore, të na lidhin me miqtë e të dashurit, si dhe mund të ndihmojnë në përforcimin e aftësive të ndryshme përmes trajnimeve dhe programeve për mendjen.

    Si të jemi më të vetëdijshëm për kohën që shpenzojmë në ekran?

    Vendosni kufizime: Shpenzoni kohë në rrjetet sociale vetëm në momente të caktuara, si njëherë në mëngjes, drekë dhe në mbrëmje, pa e tepruar.

    Vendosni një kufi kohor për aplikacione: Për shembull: 30 minuta në ditë.

    Mos përdorni pajisje digjitale të paktën dy orë përpara gjumit: Kjo ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Nëse keni vështirësi, provoni të dëgjoni libra në versionin audio, muzikë ose podkaste.

    Të jeni të vetëdijshëm për mënyrën se si shpenzoni kohën në platforma digjitale është thelbësore për të rritur përfitimet dhe për të zvogëluar efektet negative në trurin tuaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit