Arben Ahmetaj e ka humbur mandatin e deputetit.
Lajmi është konfirmuar nga Kuvendi.
Kuvendi thotë se sipas ligjit, deputetët që nuk paraqiten në seancë në gjashtë muajit e fundit pa arsye, e humbin mandatin.
Në këto kushte, Kuvendi njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vendin vakant.
Por kush pritet të ulet në karrigen e deputetit në vend të tij në Kuvend?
Sipas përllogaritjes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, në listën shumëemërore të kandidatëve të Tiranës pas Arben Ahmetajt renditet Dallëndyshe Bici, e cila fitoi 4977 vota preferenciale.
Dallëndyshe Bici aktualisht mban postin e drejtueses së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Nëse Bici nuk do të pranojë të marrë madantin e deputetit rruga i hapet Plarent Ndrecës, i cili në zgjedhjet e 2021, siguroi 4008 vota.
Më poshtë shkresa që Kuvendi i ka dërguar KQZ-së.




