21.5 C
Tirana
E martë, 5 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit shpenzuan 85 mijë euro për udhëtime në 3 muaj

    Nga 1 nëntor 2022 deri më 19 shkurt 2023, tre institucionet për zbatimin e ligjit u kanë kushtuar shqiptarëve plot 85 mijë euro vetëm dieta për udhëtime jashtë vëndit, pa llogaritur biletat e paguara për udhëtime.

    ‘WebLajm’ ka publikuar dokumente ku shihet se Prokuroria e Posaçme kryeson shpenzimet për Dieta udhëtimi jashtë vendit me plot 11 mijë euro. Këto shpenzime i përkasin Nëntor 2022, Janar 2023 siç dhe shihni në këto dokumenta të nxjerra nga portali Spending Data, që monitoron shpenzimet nëpërmjet thesarit.

    Byroja Kombëtare e Hetimit institucion i cili prej krijimit pati një përplasje me SPAK duke kërkuar buxhet më vehte, rezulton se ka harxhuar për Dieta plot 4 mijë euro në Janar 2023. Faturën me shifër më të lartë si një të vetme e ka Policia e Shtetit me 70 mijë euro, ndërsa i përket periudhës 16 dhjetor 2022.

    Referuar të dhënave të transaksioneve 85 mijë euro nuk përfshijnë biletat e paguara pasi ato siç dhe shihet në dokumente janë të tjera veprime dhe në faturë nuk specifikohet Dietë por biletë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit