Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albanai strategjinë e publikuar nga SPAK për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore.
Manjani tha se prokuroria ka për detyrë kushtetuese të hetojë çështje, jo të survejojë apo parandalojë, që janë detyra policimi ose shërbimesh sekrete.
“Prokurori nuk është polic. Nëse është bërë për të intimiduar politikën është më antikushtetuese.
Mos mendoni se nuk ka kapacitete, ka kapacitet sa të duash.
Është një software që të bën gjëmën, që merr të gjithë fluksin e bisedave telefonike në një çast të caktuar, ku të duash ti.
E ka shteti shqiptar, ekzistojnë mjete teknike, por detyra ligjore kushtetuese është hetim konkret për çështje konkrete, parandalimi dhe suvejim është policim dhe shërbim sekret”, tha Manjani.