Gazetari Edison Ypi ka reaguar në lidhjet me sulmet që po i bëhen shkrimtares Lea Ypi, të afërmes së tij, pasi kjo e fundit u përfol si kandidate për kryeministre e qeverisë teknike.
Edison Ypi ka akuzar kryedemokratin Sali Berisha se qëndron pas këtyre sulmeve. Ai shkruan se sulmet ndaj shkrimtares i bëjnë ata që ushqehen me kockat e “Sali Kullës”.
“Nuk tuten të maten me Lea Ypin as zhgani i analfabetëve funksionalë që Shqipen e flasin me 150 fjalë dhe e shkruajnë me 20 gërma”, thekson ai në postimin e tij.
Ndërsa më tej ai ka vlerësuar figurën e Lea Ypit, duke e cilësuar si një nga shkrimtaret më të mira në vendin tonë.
Postimi i plotë:
Kush matet me Lea Ypin
Me Lea Ypi po kanë paturpësinë të maten ca mjeranë, ca njëqelizorë, ca aq të vegjël, sa nga qiejt ku fluturon Lea Ypi nuk i dallon dot as me mikroskop elektronik.
Po guxojnë ta rrejnë veten se mund të maten me Lea Ypin ca lehësa, ca lëpirësa, ca uritha që mbijetojnë me kockat e thata që u hedh Sali Kulla, i cili, mishin e vjedhur të kockave të zbrazura që u hedh lehësave, e ka ngrënë vetë paraprakisht.
Nuk tuten të maten me Lea Ypin as zhgani i analfabetëve funksionalë që Shqipen e flasin me 150 fjalë dhe e shkruajnë me 20 gërma.
Prej atyre që i rren menia se mund të maten me Lea Ypin janë edhe ata që nuk e dinë se dituria nuk shitet, nuk blihet, nuk vidhet, nuk këmbehet, nuk vihet bast, nuk fitohet as nuk humbet në bixhoz, por vetëm mësohet me shumë mundim në shumë shkolla, dhe në shumë përvoja të vështira nga jeta. Nuk e dinë, as haber nuk kanë, se Politika është shkencë. Librat nuk i shkruajnë dot me abrakadabra spiunat që në Lidhjen e Shkrimtarëve i solli Sigurimi. Është dhunti e rrallë. Është dhuratë e Zotit. Kërkon frymëzim të thellë, njohje të gjithanshme, urtësi, diplomaci, mirkuptim, shëndet, vullnet, vendosmëri, cilësi këto që halabaku lehës që trillon, shpif, intrigon, e gënjen mendja se mund të matet me Lea Ypin, nuk i ka.
Në të vërtetë, të matesh me Lea Ypin nuk është e pamundur. Por ka ca kushte.
Kandidati që ulurin me turi nga qielli të kthehet disa shekuj pas. Te gjyshërit hyzmeqarë pa asnjë perspektivë imediate apo historike. T’i transfigurojë ata fatkeqë. T’i shndrrojë në njerëz për së mbari. T’i veshi, mbathi, lajë, pastrojë, krehë, dhe pasurojë. Pas pasurimit, t’i shndërrojë, nga rrjepacukë në bejlerë, pashallarë, vezirë, gjeneralë. Njërën prej çupave të pashallarëve, budallai i sotëm, udhëtari në kohë, që aspiron të matet me Lea Ypin, ta dërgoje të mësojë në një Kolegj europian. Ku çupa të shquhet. Të dalë e para me mësime dhe dije mes krejt djemve, sepse është e vetmja vajzë në atë Kolegj. Kjo do jetë gjyshja e kandidatit të ardhshëm deridiku si gjyshja legjendare e Lea Ypit. Pastaj, gjyshen e vet, konkurrrenti trushkulur, ta lërë të martohet me një fisnik dhe aristokrat. Pakashumë si një Ypi. Nga ata që, përveçse zengjinë, ishin të parët rilindas, të cilët, nuk bënë si bëjnë morrat e sotëm që vjedhin Shqipërinë për të majmur veten, por shkatërruan veten për të mos e lënë Shqipërinë të vdiste. Pas martesës, gjyshja e pretenduesit për tu matur me Lean Fenomenale, të bëjë jetën që meriton, jetën mondane.
Kur as Churchilli as Zoti nuk e ndali dot shumicën e shqiptarëve të sillnin në krye një rrugaç gjirokastrit, gjyshja në fjalë, bashkë me njerëzit e saj të shkojnë të shkojnë të sakrifikohen me këmbët e veta. Konkurrenca ka çmim. Në burg, pushkatim, varje në litar, internim, andej nga Lushnja, Semani, Divjaka, Bashtova.
Kur burgjeve dhe internimeve tu japi fund Regani dhe Gorbaçovi, langaraqi pretendent për tu krahasuar me Lea Ypin, të bëjë sikur themeloi Partinë Demokratike me në krye hajdutin dhe mashtruesin Sali Kulla. Dhe fill të nisi të lëpijë kockat që ja hedh Sali Hajduti. Sdo ishte keq, në këtë fazë të ringjalljes së tij, në gjurmët dhe shembullin e Lea Ypit, kandidati konkurrent për tu matur me Lean, të mësojë të flasë e të shkruaj ca gjuhë të huaja si Lea Ypi: Italisht më prerë se Meloni, ferngjisht më bukur se Macroni, american english më vendosmërisht se Trumpi, british english më fuqishëm se Shekspiri. Dhe të shkruajë libra që të përkthehen në 40 gjuhë. Vetëm po i plotësoi këto kushte i përket e drejta të matet me Lea Ypin. Tjetër shteg, rrugë, mënyrë, për tu matur me Lea Ypin nuk ka.
Nëse kandidati ose kanditatët në fjalë udhëzimet si më lart nuk i përfillin, Lea Ypi do i marri të gjithë llapaqenat një nga një me pirun ose me një kërruajtëse dhëmbësh do i fusi në një makinë copa mishi e do i nxjerri rrota sallami. Ose me një ofshamë keqardhjeje dalë nga fundi i mushkërive do ngrejë një furtunë aq të tmerrëshme, sa ta zhduki nga faqja e dheut krejt rracën e buburrecave dhe lapangjozave që guxojnë të maten me fenomenalen dhe gjenialen Lea Ypi.



