10.5 C
Tirana
E hënë, 2 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Takimi i ftohtë mes Mirit dhe vajzës, Landi i “West Side family” sqaron situatën: Mos prisni shkëlqimin e një 13-vjeçareje që del për herë të parë në kamera

    Këngëtari i West Side Family, Roland Hysi ka komentuar miqësinë e tij 30-vjeçare me kolegun, banorin aktual të “Big Brotherit”, Mirin.

    Në një intervistë të dhënë për “Wake Up” Rolandi komentoi më tej pjesëmarrjen e Mirit në këtë edicion të “Big Brother Vip Albania”, që sipas tij është një situatë e komplikuar pasi ndodhitë që ndodhin aty janë të intensifikuara.

    Artisti shtoi më tej se Miri në këtë reality show po dëshmon se sa human është  pavarësisht se dinamika e lojës ndonjëherë tjetërson gjithçka duke penguar kështu një personm që të japë më të mirën e tij apo ta shijojë lojën.

    Roland HysiNe kemi që në 94 që jemi me Mirin, ose siç i themi ne Gjikon. Emocionet janë të forta, ne i kemi përjetuar emocionet vit pas viti sa herë kemi qenë në skenë, e dimë shumë mirë se ça do të thotë skenë, ça do të thotë show. Por këtë herë emocionet janë më të forta sepse BBVA5 është reality show i famshëm dhe dinamikat dhe ngjarjen që ndodhin aty janë shumë intensifikuara dhe të zmadhuara të cilave nuk i shpëton dot. Ne jemi njerëz human, arti jonë e demostron këtë, por “BBVA”  është big brother. Për neve nuk është e lehtë dhe kur bëjmë qejf, jo më kur je në qendër të vëmendjes, do s’do  për mirë apo për keq.

    I pyetur në lidhje me takimin mes Mirit dhe vajzës së tij, që në rrjet u komentua negativisht pasi një  moment aq i veçantë ku vajza takohet me babain e saj pas një muaj distance nga ai, transmetoi te publiku më shumë ftohtësi sesa emocion.

    Për Rolandin, takimi është dukur si i ftohtë sepse ndikim të madh kanë patur kamerat. Artisti thekson se nuk duhej të pritej ndonjë shkëlqim nga një 13-vjeçare e cila ka dalë për herë të parë në kamera.

    Hysi: Unë isha bashkë me Tisin dhe Radean, Tisi, vajza e Mirit( ka qarë jashtë mase shumë mbasi ka dalë nga takimi me të atin, ka qenë shumë e emocionuar ka qenë e ngrirë, mirëpo ka qenë një emcion i jashatëzakonshëm. Ato që ajo kishte përgatitur për t’ia thënë Mirit mezi i dolën.Vëmendja që merr kur ti del në “BBVA” është një energji shumë e madhe që ose të step ose të shtyn për t’u dukur më mirë. Me gjithë atë vëmendje që merr aty, si dhe vëzhgimi nga kamerat na step neve që jemi mësuar me skenën, jo më Tisin, që doli për herë të parë para kamerave dhe është vetëm 13 vjeç.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit