20.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Të shkosh deri në në Strasburg, për të dalë tek Çim Peka

    Pamjet e ofruara nga Strasburgu, ku 30 deputetë të PD-së kishin shkuar të protestonin kundër Edi Ramës, përpara Parlamentit Europian, ishin vërtet qesharake.

    Kjo, pasi të 30, kishin vajtur në fakt deri në Strasburg, për të dalë në televizionin e Sali Berishës.

    Nga i pari tek i fundit, ka dhënë një deklaratë për Syri TV, për të thënë se sa i keq është Edi Rama, që ka mbyllur në shtëpi Sali Berishën.

    Me përjashtim të nja 2-3 eurodeputetëve, ata nuk i priti njeri në Strasburg.

    Ndaj dhe nxituan të dalin në Syri TV, për t’i treguar Sali Berishës se ishin në Strasburg, për të protestuar.

    Ato që thanë, mund t’i thoshin dhe në Tiranë, por duhej t’i tregonin Berishës se po sakrifikonin duke shkuar deri në Strasburg për të.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit