13.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Të tremb shumë nominimi”: Ironi dhe batuta mes Bledit dhe Kristit

    Bledi nuk i ka ndaluar ngacmimet kundrejt Kristit, ndërsa siç e kanë thënë të dy, me njëri-tjetrin kanë mendime të kundërta, ndaj krijohen përplasje të herë pas hershme.

    Sipas Bledit, Kristi u trembet shumë nominimeve dhe nëse ai shkon në televotim me Kiarën dhe Efin, atëherë ai do e humbasë fare, me nënkuptimin që do e lëshojë lojën.

    Ai shtoi se ka patur raste kur në shtëpi kanë ndodhur bullizime, kërcënime e intimidime dhe në asnjë rast Kristi nuk është përfshirë apo të ngrejë zërin, për shkak se i trembet nominimit.

    Kristi zgjodhi ta injoroi Bledin dhe thuajse gjithë kohën qeshte, ose thonte “Po, po”, për ta anashkaluar situatën. Ai u shpreh se ka qenë në nominim 10 herë, duke kundërshtuar argumentin e Bledit.

    Ky i fundit tha se Kristi është strukturuar vetëm të helmojë, të poshtërojë dhe të bëjë prapaskena brenda në shtëpi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit