8.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Trondit gazetari: Ja pse s’duhet të hani në fast-food në Tiranë

    Gazetari Granit Sokolaj nga qendra ALERT ka treguar ditën e sotme në Top Albania Radio disa nga problematikat më të ndjeshme dhe që hasen më shpesh në tregun shqiptar, sidomos në produktet ushqimore dhe janë rrezik për jetën e konsumatorit.

    Sokolaj ka treguar se në fast-food në Tiranë ndërrohet vaji një herë në javë dhe për të vërtetuar këtë gjë, solli shembullin e një punonjëse.

    Ndërkohë që ai gjithashtu bëri denoncimin për një furnitor, i cili po furnizonte një fast-food tek “Rruga e Elbasanit”. Sipas Sokolaj, furnitori nxorri nga një automjet pa kushtet e nevojshme një gjiro të madhe.

    “Mua tani nuk më bën asgjë përshtypje. Para një muaji një punonjëse më tha “sot do ha sufllaqe” në punën ku punonte.

    I thash po pse pikërisht të hënën, sepse ‘sot ndërrohet vaji’ tha.

    Për të mos folur pastaj për salcat e ndryshme, si majonezi, salca e kosit, apo salca e kuqe.

    Për të mos folur pastaj për gjiirot, sepse unë i kam parë dhe vetë si prodhohen. Nëse i sheh me sy të lirë e shikon si ngjishen me çizme, si futet mishi në hell etj si këto, por derisa piqen i ndodh që të largohen disa baktere.

    Më ndodhi para disa ditësh aty tek kryqëzimi tek Rruga e Elbasanit, janë disa fast-food aty, që një makinë pa kondicioner nxori një gjiro të madhe, dhe ai ishte furnitori i fast-food-it.”- tha Granit Sokolaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit