21.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    U kritikua për prezencën në “BBVK”: Reagon Fero

    Fero u shfaq si i ftuar në “Big Brother VIP Kosova”, ku zhvilloi një bisedë me banorët për tema nga më të ndryshmet. Gjatë bisedës, ai foli hapur për jetën e tij private dhe profesionale, si dhe për lidhjen e tij me fenë – një aspekt që shpesh e ka ndarë me ndjekësit e tij.

    Megjithatë, paraqitja e Feros nuk kaloi pa reagime. Pas shfaqjes, rrjetet sociale u mbushën me komente dhe kritika për prezencën e tij në një reality show si “Big Brother”. Shumë ndjekës e kritikuan reperin për zgjedhjen e tij për të marrë pjesë në një format të tillë, duke e parë si të papërshtatshme me imazhin që ai ka ndërtuar kohët e fundit.

    Si përgjigje ndaj kritikave, Fero publikoi disa video në InstaStory, ku i adresohej drejtpërdrejt komentuesve:

    “Kur je i keq pse (je) i keq, kur je i mirë pse (je) i mirë, kur fiton, pse të fitosh. Mos të fitosh, pse të mos fitosh, të ecësh, vrapo, të vraposh, ndalo. A jeni mirë? Allahu ju udhëzoftë të gjithëve! Edhe për ju që mendoni se dini më shumë se unë, unë s’po them që di më shumë se ju. Shpresoj të dini ju më shumë se unë! Vetëm se unë mundem t’ju çudis se sa di unë. Tjetra, ju sfidoj të gjithëve të gjeni një argument sheriatik që mua më ndalohet të shkoj në një vend të haramit të urdhëroj për të mirë dhe të ndalohet e keqja”, u shpreh Fero.

    Më tej, shtoi:

    “O gjithologët e mi, ju dua fort, jam ende duke ju pritur që ta gjeni argumentin se po pretendoni se dini shumë dhe po pres të më gjeni argumentin”.

    Rikujtojmë që gjatë bisedës me banorët ai përmendi dhe Arbenitën. Fero u shpreh se ka respekt dhe dashuri për ish-gruan e tij dhe konfirmoi se ka menduar për një ribashkim.

    Ai e përshkroi atë si një person të veçantë, duke lënë të kuptohet se ndjenjat e tij nuk janë shuar. Për këto Arbenita bëri një reagim në Instagram ku theksoi edhe njëherë se situata e shkaktuar mbi kujdestarinë e vajzës e ka frikësuar dhe i ka shkaktuar dëm psikologjik, duke hedhur poshtë pretendimet se ajo ka falsifikuar pasaportën për ta nxjerrë vajzën e tyre Nina jashtë shtetit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit