Ish-deputeti i PS-së dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit në Shqipëri, Alqi Bllako, është rishfaqur publikisht për herë të parë pas daljes së tij nga burgu.
I veshur më një xhup markës ADD, Bllako është fotografuar rrugëve të Tiranës. Në momentin kur është shkrepur foto, ish-deputeti duket se është i fokusuar në celularin e tij.
Kujtojmë që Alqi Bllako, për më shumë se 3 vite e gjysmë qëndroi në qeli, pasi u akuzuar për aferën e Inceneratorëve.
Ai u arrestua në prill të vitit 2022, pasi SPAK e akuzoi për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, përfshirë marrjen e ryshfeteve nga kompanitë që fituan koncesionet e inceneratorëve dhe favorizimin e interesave të tyre përmes funksioneve zyrtare.
Ndërsa Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor dhe e dënoi me 2 vite e 8 muaj burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim si pjesë të dënimit. Përveç kësaj, iu hoq e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vjet.
Alqi Bllako u lirua nga burgu në nëntorit të vitit 2025, pasi masa e “arrest në burg” u konsiderua e përmbushur nga shërbimi i kohës së paraburgimit.




